'Politikuajt' flejnë, Prishtina ngritet në vendin e tretë në botë me ndotje të ajrit (Foto)

  • 12 November 2018 - 21:31
'Politikuajt' flejnë, Prishtina ngritet në vendin e tretë në botë me ndotje të ajrit (Foto)

Teksa dita-ditës po bien temperaturat në Kosovë, kryeqytetit po i rriten problemet me ndotjen e ajrit.

Në bazë të të dhënave nga ambasada amerikane në Prishtinë, niveli aktual i ndotjes së ajrit është alarmant.

Aktualisht, Prishtina gjendet në vendin e tretë me ndotjen e ajrit, dhe me nivel ndotës prej 242 PPM.

Image

 

Kujtojmë se probleme të njëjta, kryeqyteti kishte edhe vitin e kaluar.

Si shkaktar kryesor, po cilësohet të jenë gazrat e lëshuara nga makinat si dhe nga djegia e qymyrit.

Image

 

E në lidhje me shfrytëzimin e qymyrit si lëndë djegëse për ngrohje institucionet e Kosovës kanë marrë disa masa.

Në mbledhjen e javës së kaluar të Qeverisë së Kosovës është marrë vendim që kjo lëndë të ndalohet të përdoret për ngrohje nga Institucionet Publike.

 

(Kosova Sot)