Oligarku Shpend Jahti "strehohet" NË SONDAZHET MASHTRUESE

  • 13 November 2018 - 07:47
Oligarku Shpend Jahti

"Sikur të mos i mjaftonin paratë e majme që merr 'nën dorë' për dhënien e lejeve ndërtimore dhe 'dhurimin' e pronave komunale mafio-oligarkëve më te mëdhenj në vend dhe kryeqytet, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, pasi që e shteri edhe atë pak burrni që thuhej se e kishte, tani po bën biznese me sondazhe, ndaj me të drejtë dhe po akuzohet publikisht se po falsifikon matjet e opinionit. Shpend Ahmeti po mashtron pa fije turpi, duke e vendosur zyrtarisht emrin e gruas, ndërsa realisht të gjithë e kanë të njohur se aksionari i vërtetë është vetë ai personalisht, si në GAP ashtu edhe në "NP Plus Solutions Com", i cili bashkë me Kreshnik Berishën dhe Visar Berishën,po bëjnë pazare me sondazhe, për çka analisti Haki Abazi akuzon me të drejtë drejtpërsëdrejti 'Index Kosovën' se jo vetëm tani, por edhe në të kaluarën ai i ka falsifikuar rezultatet", thotë analisti Gani Qarri për "Kosova Sot".
 

Analistët politikë po e akuzojnë Shpend Ahmetin, kryetar i komunës së Prishtinës dhe njëherësh edhe kryetar i PSD-së, se ka filluar të bëjë biznes edhe me sondazhe, një veprimtari tjetër. Sipas tyre, përveç biznesit për dhënien e lejeve ndërtimore dhe "dhurimin" e pronave komunale mafio-oligarkëve, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, po akuzohet se po falsifikon tani edhe matjet e opinionit. Analistët akuzojnë se Shpend Ahmeti po mashtron duke e vendosur zyrtarisht emrin e gruas, e realisht është ai personalisht, si në GAP ashtu edhe në "NP Plus Solutions Com", si aksionar, bashkë me Kreshnik Berishën dhe Visar Berishën, duke bërë kështu pazare me sondazhe. Ditë më parë ka qenë vetë analisti politik Haki Abazi që e ka akuzuar 'Index Kosovën' se ka falsifikuar rezultate edhe në të kaluarën. Tani, sipas analistëve, edhe këto veprime të fundit nga Shpend Ahmeti, edhe këto mashtrime dhe gënjeshtra me sondazhe të punuara nga vetë ai dhe ortakët e tij, tregojnë qartazi se ai po gënjen dhe mashtron opinionin, duke e paraqitur veten se është lideri më i pëlqyer nga kosovarët, ndonëse, sipas analistëve, Shpend Ahmeti nuk ka pikë fytyre dhe përveç rrenës dhe mashtrimit nuk di asgjë në jetë. Po ashtu është krijuar bindja te njohësit e politikës se Shpend Ahmeti është vetëm një i inkriminuar që me mandat të vjedhur po e keqqeveris Prishtinën,po bën pazare identike si Hashim Thaçi me tokat e Kosovës, ashtu edhe ai me pasuritë e komunës së Prishtinës, tokat, Qendrën e Rinisë 'Boro-Ramizi', Stacionin e Autobusëve ,e shumë prona të tjera komunale. Për më tepër ata theksojnë se kryetari po shkon gradualisht edhe në Parlament, me mandate të vjedhura deputetësh, drejt koalicionit me PDK-në dhe klanin kriminal PRONTO, me të cilët është bërë një. Sidoqoftë këto fizkultura të Shpend Ahmetit, sipas analistëve politikë dhe qytetarëve të anketuar, do të ndëshkohen në zgjedhjet e radhës, sepse besimi është humbur aq shumë për shkak të mashtrimeve dhe keq qeverisjes me Prishtinën, saqë nuk ka shans as pragun zgjedhor ta kalojë në zgjedhjet e radhës për Kuvend të Kosovës, e të mos flasim se mund t'i shkojë ndërmend që të konkurrojë edhe një herë për kryetar të Prishtinës.

Badallaj: Shpend Jahti erdhi me dallavere, mashtrime dhe vjedhje si kryetar i Prishtinës

Analisti politik Reshat Badallaj tha për "Kosova Sot" se Shpend Ahmeti ose si po quhet tani në popull Shpend Jahti ose Shpend Dallaverja, është i lindur dhe i ka në gjak ato, por se në fund do t'i hakmerret qytetari me votë. "Mashtrimet, dallaveret, premtimet boshe, dredhitë, sa për të futur në kurthe, hajninë dhe gjithçka tjetër. Ndaj, aspak nuk është për t'u habitur se ky mashtrues, dallaveraxhi dhe hajn, mashtron popullin me sondazhe të paguara nga djersa e taksapaguesve, duke e varfëruar buxhetin e Prishtinës. Ky i pafytyrë dhe dilenxhi për t'u pasuruar me hajni nuk lë gjë pa bërë. Kështu edhe erdhi me dallavere si kryetar i Prishtinës, me mashtrime, dallavere dhe vjedhje që u bë super milioner kur qytetarët e Prishtinës e njohën se kush ishte. Për hajnin dhe që fshihet pas dimive apo pas fustanit të gruas së tij kot e ka se populli po e njeh se çfarë hajni e tyxhari është", potencoi ai."Për hajni ia futi pykat VV-së dhe u lidh me bandën serbiane Devolli dhe klanin famëzi "Pronto". E pra, a nuk është qesharake dhe budallallëk vetëm të mendosh se Shpend hajni është lideri më i pëlqyer në Kosovë. Ky që është i lidhur me mafio-oligarkët dhe rrjetin kriminal të nëntokës shfrytëzon rastin se në Kosovë nuk ka Prokurori, se ai do ishte në DYZ dhe ky grup vagabondësh që bëjnë sondazhe të falsifikuara do përgjigjeshin penalisht. Ky njeri i poshtër për hajni dhe për poste axhamitë e VV-së i ka lënë në shi, i la në rrugë dhe shkoi me pro-serbët e prorusët, ndërkaq nesër do të bëjë publike martesën edhe me klanin famëkeq "PRONTO", sepse ky dilenxhi nuk ka një gram fytyrë. Por, mashtrimet e këtij hajni dhe dredharaku nuk do të pinë ujë, se tashmë populli u bind që është bërë hajn me zë", tha Badallaj për "Kosova Sot".

ZEQA: SHPEND JAHTI ZANATIN E MASHTRIMIT E KA MËSUAR NGA PRESIDENTI HASHIM THAÇI!

Analisti politik Florim Zeqa konsideron se, siç po duket, Shpend Jahti zanatin e mashtrimit e ka mësuar nga presidenti Hashim Thaçi! "Pazaret e Shpendit me sondazhe te punuara janë mashtrime dhe gënjeshtra të kripura për të paraqitur veten se është lideri më i pëlqyer nga qytetarët e Prishtinës dhe kosovarët në përgjithësi. Shpend Ahmeti është njeri me personalitet të dyfishtë, i cili, përveç rrenës dhe mashtrimit, nuk di gjë tjetër në jetën e tij. Me mandat të vjedhur po e keqqeveris Prishtinën dhe po bën pazare identike si Hashim Thaçi me tokat e Kosovës, ashtu edhe Shpend Ahmeti me pasuritë e komunës së Prishtinës, tokat, Qendrën e Rinisë 'Boro-Ramizi', Stacionin e Autobusëve, e shumë prona të tjera komunale", u shpreh ai për "Kosova Sot". "Kryetari i Prishtinës me mandate të vjedhura në Parlament është duke shkuar drejt koalicionit me PDK-në dhe klanin kriminal 'PRONTO', me të cilët është bërë një dhe i pandashëm me ta. Edhe pse qytetarët, i madh e i vogël, në Prishtinë dhe në Kosovë, e identifikojnë Shpend Ahmetin me krimin e organizuar, mafio-oligarkët, jahtet dhe mashtrimet, ai po mundohet sërish përmes mashtrimit me sondazhe të fabrikuara ta gënjejë popullin se kinse sondazhi e paraqet atë si liderin më të pëlqyer, e që realisht është tërësisht e kundërta, është lideri më i vogël dhe më i urryer në Kosovë. Sikur po harron Shpendi se është me krah të thyer pa 'Vetëvendosjen', fluturimi i parë drejt majave të pushtetit do t'i kushtojë me thyerje akoma më të rënda dhe të pariparueshme për të ardhmen e tij politike", tha Florim Zeqa për "Kosova Sot".

HESHT KRYETARI

Kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti, dhe njëherësh kryetar i Komunës së Prishtinës, nuk është përgjigjur në pyetjen e dërguar rreth këtyre akuzave dhe komenteve që janë bërë nga analistët politikë, por edhe nga qytetarët

QARRI:SHPEND AHMETI, PËRVEÇ LEJEVE NDËRTIMORE, PO MERRET EDHE ME TREGTI TË SONDAZHEVE!

Sipas analistit politik Gani Qarri, tanimë Shpend Ahmeti po tregohet akoma më i uritur dhe ka filluar që përveç lejeve ndërtimore të merret edhe me tregti të sondazheve, e ku në krye të rezultatit mashtrues e nxjerr veten e tij, kinse si lider i ri politik që do të sfidojë të gjithë të tjerët."Sikur të mos i mjaftonin parat e majme që merr 'nën dorë' për dhënien e lejeve ndërtimore dhe 'dhurimin' e pronave komunale mafio-oligarkëve më mëdhenj në vend dhe kryeqytet, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, pasi që e shteri edhe atë pak burrni që thuhej se e kishte, tani po bën biznese me sondazhe,ndaj me të drejtë dhe po akuzohet publikisht se po falsifikon matjet e opinionit. Shpend Ahmeti po mashtron pa fije turpi, duke e vendosur zyrtarisht emrin e gruas, ndërsa realisht të gjithë e kanë të njohur se aksionari i vërtetë është vetë ai personalisht, si në GAP ashtu edhe në "NP Plus Solutions Com", i cili bashkë me Kreshnik Berishën dhe Visar Berishën po bëjnë pazare me sondazhe, për çka analisti Haki Abazi akuzon me të drejtë drejtpërsëdrejti 'Index Kosovën' se jo vetëm tani, por edhe në të kaluarën ai ka falsifikuar rezultatet", theksoi ai."Mashtrimet dhe gënjeshtrat e llojit me sondazhe të porositura e të përpunuara si dhe të përgatitura nga Shpend Ahmeti me ortakët e tij, duke e paraqitur veten se është lideri më i pëlqyer nga kosovarët, flasin se Shpend Ahmeti nuk ka pikë fytyre dhe përveç rrenës e mashtrimit nuk di asgjë tjetër më të mirë në jetë, si një i inkriminuar që me mandat të vjedhur po e keqqeveris pa të drejtë sërish kryeqytetin e vendit, Prishtinën. Edhe ky njëjtë siç po bën pazare Hashim Thaçi me tokat e Kosovës, ashtu edhe Shpend Ahmeti po bën tregti me pasuritë e komunës së Prishtinës, qendrën e Rinisë 'Boro-Ramizi', Stacionin e Autobusëve e shumë prona të tjera komunale", vijoi më tej Qarri për "Kosova Sot"."Shpend Jahti me mandate të vjedhura në Parlament, siç duket, po shkon drejt koalicionit me PDK-në dhe klanin kriminal 'PRONTO', me të cilët është afruar shumë dhe bërë NJË me ta, ani pse i madh e i vogël në Prishtinë dhe në Kosovë e identifikojnë edhe atë me krimin e organizuar, mafiooligarkët, jahtet dhe mashtrimet, i cili mundohet serish përmes mashtrimit ta gënjejë popullin, se kinse sondazhi i prodhuar nga ai vetë e paraqet atë si liderin më të pëlqyer, e që realisht është tërësisht e kundërta", tha analisti Gani Qarri për "Kosova Sot".

Qytetarët, të zemëruar me dallaveraxhiun Shpend Ahmeti

Qytetarët e anketuar, të pyetur për vlerësimin që kanë rreth qeverisjes së deritanishme të Shpend Ahmetit, në mandatin e kaluar dhe në këtë të tanishmin, si dhe rreth sondazheve me të cilat ai po bën biznese. Përveç biznesit për dhënien e lejeve ndërtimore dhe "dhurimin" e pronave komunale mafio-oligarkëve, janë të bindur se ky mandat do të jetë i fundit në jetën politike, edhe në institucione për Shpend Ahmetin, sepse dështimi me Komunën e Prishtinës veç sa po vjen e po thellohet, prandaj edhe në zgjedhjet parlamentare, si PSD, nuk do të arrijë të kalojë as pragun zgjedhor. Këtë vlerësim e ka qytetari Naim Buzuku. "Për këto dy mandate, për t'u vërejtur diçka në Prishtinë, që është bërë më mirë dhe për t'u përmendur, nuk po shihet asgjë, nuk po vërehet asnjë investim i madh e serioz që është bërë në mandatin e kaluar dhe deri tani në këtë që ka filluar si mandat i dytë. Bile në këtë mandatin e dytë po shihet një lëvizje qeverisëse me komunën akoma edhe më e dobët. Tani në këtë qeverisje të dështuar të Shpend Ahmetit mendoj që po ndikon edhe kjo përçarja e partisë që u bë, sepse VV-ja tani në Kuvendin komunal po bën problem dhe nuk besoj që Shpend Ahmeti do të arrijë të bëjë diçka më të mirë edhe në këtë mandat. Sa i takon sondazhit, mendoj që është vetëm një kurdisje dhe nuk ma merr mendja se nuk mund të jetë aspak real me këtë punë që ai e ka bërë deri më tani dhe në zgjedhjet e ardhshme fare nuk ma merr mendja që do të konkurrojë as për kryetar të Prishtinës, e lëre më për diçka më shumë. Unë nuk besoj aspak që partia e tyre, PSD, do të ecë përpara, madje as pragun nuk e di se a do të mund ta kalojë apo jo", theksoi Buzuku. Të dështuar dhe të pashpresë e sheh të ardhmen në politikë për Shpend Ahmetin, pavarësisht sondazheve të kurdisura, edhe qytetari Faton Abazi. Ai thotë se, përveç një rregulli që është bërë në fushën e shëndetësisë, ku ka pasur përgjegjësi niveli komunal, shërbimi shëndetësor në qendrat e mjekësisë familjare, që është bërë edhe ajo në mandatin e kaluar nga VV-ja, nuk ka asgjë tjetër për ta mbajtur në mend dhe vlerësuar qeverisjen e Shpend Ahmetit si kryetar komune, derisa sipas tij autobusët e Trafikut Urban janë blerë me buxhetin e Qeverisë së Kosovës dhe me këtë temë as që mund të lavdërohet e të mashtrojë qytetarët Shpend Ahmeti, i cili i ka lënë krejtësisht në letër premtimet e mëdha që po të realizoheshin edhe do të ndryshonin jetën e qytetarit të Prishtinës."Nuk ka realizuar premtime, ka premtuar për të ndërtuar shumë shkolla dhe shumë çerdhe nëpër kryeqytet dhe me sa di unë asnjë nuk është realizuar. Unë nuk e besoj atë që po thuhet se ka dalë nga një sondazh lideri më i besueshëm pretendent për zgjedhjet e ardhshme. Ai në zgjedhjet e ardhshme as nuk ka se çka lyp të dalë në zgjedhje dhe të kandidojë për çfarëdo qoftë. Nuk mund të fitojë asgjë, sepse faktikisht e ka treguar dhe po e tregon puna e tij. Sa menduam që do të punojë mirë në disa aspekte, ai u ndal dhe veç atyre ndërtimeve pa leje asgjë më shumë nuk ka arritur të bëjë", theksoi ai."Nuk mjafton vetëm ajo që është rregulluar në Qendrat e Mjekësisë Familjare, sepse nëse vjen nëpër lagje i sheh rrugët, ato në periferi, shumica e tyre janë katastrofë. Unë jetoj në lagjen 'Pejton' dhe neve na pati premtuar se do të na e sjell edhe rrjetin e ngrohjes qendrore, por nuk është filluar dhe as në rend nuk është të realizohet, edhe pse realisht ne jemi në qendër të Prishtinës. Unë e kam nxehjen qendrore private, që e përdori me dru e me thëngjill. Mua më kanë thënë që thëngjillin më nuk guxon ta përdorësh, e po ta përdori veç me dru më kushton shtrenjtë dhe nga ana tjetër po thonë që duhet të ndalohet edhe prerja e pyjeve, sepse po bëhet edhe në mënyrë ilegale. Atëherë me çka të nxehemi ne derisa me rrymë na del tepër shtrenjtë. Nuk e kam as 20 metra larg shtëpisë, madje si lagje jona i kemi gypat e ngrohjes qendrore që na kalojnë atypari, të cilët janë përtërirë, ndërruar e vendosur të rinj vitin e kaluar, edhe nuk jemi të kyçur në këtë sistem", tha Faton Abazi. Ai kujton faktin se vitin e kaluar banorët e 'Pejtonit' kanë protestuar duke kërkuar lidhje në sistemin e ngrohjes qendrore, por nuk është përfillur kjo kërkesë e tyre nga Komuna dhe kryetari Ahmeti. "Kjo mënyrë e qasjes ndaj problemeve të qytetarit tregon se nuk ka as gjasa teorike Shpend Ahmeti që të jetë lideri më i pëlqyer, sepse sondazhet mund të jenë të manipuluara", shtoi Abazi për "Kosova Sot". Sipas tij, Ahmeti nuk duhet të garojë më, sepse nuk e arsyeton besimin qytetar me asgjë që ka bërë deri më tani.

 

(Kosova Sot)