Presidenti i ri brazilian e bën gjeneralin ministër të Mbrojtjes

  • 13 November 2018 - 22:37
Presidenti i ri brazilian e bën gjeneralin ministër të Mbrojtjes

Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro njoftoi sot emërimin në Ministrinë e Mbrojtjes të gjeneralit në rezervë, Fernando Azevedo e Silva, ish-shefi i Shtabit, i cili mbajti një pozicion kyç në Lojërat Olimpike Rio-2016.

“Përshëndetje! Ju komunikoj të gjithëve emërimin e gjeneralit të ushtrisë, Fernando Azevedo e Silva në postin e ministrit të Mbrojtjes”, njoftoi me anë të postimi në Twitter Bolsonaro, pas një seri takimesh që zhvilloi sot në Brazilia për të përgatitur periudhën e tranzicionit përpara marrjes zyrtarisht të detyrës më 1 janar.

“Në total, presidenti i zgjedhur i ekstremit të djathtë ka emëruar tashmë shtatë anëtarë të qeverisë, përfshirë tre ushtarakë.

Posti i vetëm i rëndësishëm që nuk ka ende një kandidat zyrtar është ai i Punëve të Jashtme.

 

(Kosova Sot)