Vajza 3 vjeçare përdhunohet dhe vritet pasi u mashtrua me një çokollatë

  • 13 November 2018 - 22:52
Vajza 3 vjeçare përdhunohet dhe vritet pasi u mashtrua me një çokollatë

Një vajzë e vogël u përdhunua dhe u godit për vdekje me një tullë gjatë një sulmi të tmerrshëm seksual në Indi.

Vajza 3 vjeçare po luante me shokë në Gurugram, në periferi të Nju Delhi, kur një burrë iu afrua asaj dhe i tha se do t'i blinte një çokollatë.

Anëtarët e familjes ngritën alarmin të dielën pasi miqtë i thanë që vajza kishte ikur me një njeri të panjohur.

Trupi i saj i pajetë u zbulua nga të afërmit mëngjesin e ardhshëm në një ndërtesë të braktisur vetëm 300 metra larg vendit ku u zhduk.

Vajza, e cila nuk është identifikuar, u gjet e mbuluar me gjak dhe kishte plagë të dukshme mbi shpatull, bel, gjoks dhe shpinë, raportoi Hindustan Times.

 

(Kosova Sot)