Këto janë ngjarjet më të rëndësishme që do të ndodhin sot në Kosovë

  • 14 November 2018 - 09:04
Këto janë ngjarjet më të rëndësishme që do të ndodhin sot në Kosovë

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, vizitojnë Kompaninë Rajonale te Ujësjellësit Hidromorava në Gjilan. (Objekti i KRU Hidromorava, ora 09:00)

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dhe Ekipi i OKB-së në Kosovë, së bashku me UNWOMEN organizojnë diskutim lidhur me Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm pak para fillimit të fushatës 16 Ditët e aktivizimit. (Qendrën e konferencave Orion, ora 09:15) 

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, pret në takim ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi dhe atë të Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka.(Zyra e kryetarit Haziri, ora 10:00)

Përfaqësues të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale, Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe Shoqata e Familjarëve të Personave të Zhdukur "27 Prilli 1999-Meje", raportojnë para Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Barazi Gjinore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 10:00) 

Mbahet mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane, në të cilën do të shqyrtohet Projektligji për kompetencat e zgjeruara për konfiskimin e pasurisë nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00) 

E ngarkuara me Punë Colleen Hyland dhe kryeministri Ramush Haradinaj, do të flasin në hapjen e edicionit të dytë vjetor të Konventës së veshmbathjeve të Kosovës. (Hoteli “Emerald”, ora 10:00)

Universiteti "Haxhi Zeka" në Pejë, mban ceremoninë e përvjetorit të 7-të të themelimit, ku do të bëhet edhe zbulimi i shtatores së Haxhi Zekës. (Fakulteti Juridik, ora 10:00)

Shënohet Dita Botërore e Diabetit. (IKSHPK, ora 10:00)

Mbahet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 11:00)

Mbahet mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

Administrata Tatimore e Kosovës do të nënshkruajë Memorandum Mirëkuptimi me Ambasadën e Britanisë së Madhe dhe Ambasadën e Gjermanisë. (Zyra qendrore e ATK-së, ora 11:00)

Lëvizja FOL dhe Democracy Plus fillojnë sezonin vjeshtor të diskutimeve me studentë rreth pranisë së korrupsionit në Kosovë dhe luftimit të tij. (Qendra për Edukim Antikorrupsion tek Lëvizja FOL, ora 11:00) 

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, vizitojnë punishten e projektit “Lumi Mirusha” dhe projektin e Digës e Përlepnicës. (Gjilan, ora 10:40. Deklarata për media në Përlepnicë, ora 11:20) 

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka dhe Bordi i Trepçes raportojnë para Komisionit për Zhvillim Ekonomik dhe Infrastrukturë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 13:00) 

Me rastin e 100 vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore, ambasadorët e Francës dhe Gjermanisë në Kosovë, Didier Chabert dhe Christian Heldt, do të flasin para studentëve kosovarë për përvojat e pajtimit franko-gjerman. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 13:00)

Nën patronatin e kryetarit të Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, mbahet konferencë shkencore kushtuar Gjergj Kastriotit-Skënderbeut. (Restorant “Freskia”, Skenderaj)

Promovohet përmbledhja e tregimeve „Biber“. (Mitrovicë, hapësirat e Galerisë KAE, ora 18:00)

Ndahet Çmimi për Demokraci 2018 në kuadër të projektit Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP). (Termokiss, ora 19:00).

 

(Kosova Sot)