Missit shqiptar shtëpia luksoze i bëhet shkrumb e hi, nëna: Po flinin, por natën...

  • 14 November 2018 - 09:07
Missit shqiptar shtëpia luksoze i bëhet shkrumb e hi, nëna: Po flinin, por natën...

Tragjedia që po vijon në Kaliforni me zjarret ka prekur edhe shtëpinë e misit shqiptar Valbona Çoba.

Shtëpia e saj është shkrumbuar e gjitha, ndërsa e ëma tregon se Valbona nuk arriti dot të merrte asnjë lodër për fëmijët.

Çoba është shpallur Mis Fotozhenia dhe e treta në Mis Albania në vitin 1992.

Nëna e saj në një postim në Facebook ka rrëfyer tmerrin që familja e së bijës ka përjetuar.

Postimi i nënës së Valbonës:

Vetem mbreme,kjo ishte shtepia e vajzes sime te shtrenjte Valbona Coba qe gumezhinte nga te qeshurat,lojrat e tre engjejve te saj,tre perendive te miat.Ndikuar nga zjarret ne Los Angeles,luanin si zjarrfiksa,te paret nxirrnin femijet jashte,ju thoshnin…nje loder do marresh vetem e dil.Fjeten te qete ne endrrat e tyre se kishin shpetuar njerez,femije por mbas mesit te nates u ngriten te tronditur,te detyruar te dilnin shpejt nga shtepia…nuk morren dot asnje loder.Flaka e kuqe po kercenonte gjithcka njerezore.Ishte fatkeqesi natyre ne te gjitha dimensionet.Te gjithe qane,Valbona ishte me e tronditura…po digjej nje shtepi e tere,vite te tera te saj si nene, gjera te dashura private,kujtime Ajo qe duhej te qante e fundit isha une…qava,e lashe veten me deshire te ndihej aq keq,sa ishte realiteti.E rendesishme eshte…te gjithe jane mire !"

 
 
 
 

 

 

(Kosova Sot)