22-vjeçari shqiptar u vra për një mbushës telefoni, nxehet situata mes prindërve në gjykatë

  • 14 November 2018 - 09:09
22-vjeçari shqiptar u vra për një mbushës telefoni, nxehet situata mes prindërve në gjykatë

Në dhomën penale të Tiranës, ku po zhvillohet seanca për vrasjen e 22-vjeçarit Marvi Mihali, janë regjistruar momente tensioni.

Prindërit e viktimës, janë konfrontuar me prindërit e autorëve të vrasjes.

Kujtojmë këtu se Marvi Mihali u vra për një karikues telefoni nga Eugen Bitraj, në gusht të 2017-ës.

Bitraj thirri për ndihmë kushurinjtë e tij Dejvi Bitraj, Kridens dhe Marsel Alla. Në përleshje e sipër, Eugen Bitraj ka nxjerrë thikën dhe ka goditur 22-vjeçarin Mihali.

Ky i fundit ishte djali i vetëm i atletit të njohur shqiptar, Pavllo Mihali, i cili mban rekordin e kërcimit me shkop, të regjistruar në vitin 1983.

 

(Kosova Sot)