“Puna me Borsellinon dhe Falconen”, rrëfehet ambasadori i BE-së në Tiranë

  • 14 November 2018 - 09:35
“Puna me Borsellinon dhe Falconen”, rrëfehet ambasadori i BE-së në Tiranë

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca, apelon për një Ministri të Brendshme funksionale, duke nënkuptuar vendosjen e titullarit në krye të institucionit.

“Roli im, është që t’u them autoriteteve shqiptare që na nevojitet një Ministri e Brendshme plotësisht funksionale. Ministri e Brendshme plotësisht funksionale do të thotë që Ministria duhet të jetë e aftë të ketë titullarin e vet sa më shpejt në mënyrë që sistemi… Ne presim që Ministri i Brendshëm të emerohet se shpejti dhe kjo është ajo që nenkuptoj me Ministri plotësisht funksionale, sepse Policia e shtetit shqiptar, komuniteti ndërkombëtar, të gjithë duhet të kenë forcën e Ministrisë së Brendshme”, u shpreh ai.

Në një intervistë për emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu, Soreca në një rrëfim të gjatë për detyrën e tij si prokuror kujton kohën kur luftonte mafien në fillim të viteve ‘90.

“Nuk kam pasur kënaqësinë të punoja me gjykatës Falcone-n, sepse fatkeqësisht, nuk pata kohë ta bëja këtë gjë, por pata kënaqësinë të njihja dhe të punoja me gjykatës Borselino-n. E kam takuar gjykatës Falcone-n dhe duhet të them se në ato pak javë që pata rastin të punoja me të, mësova sa i rëndësishëm është përkushtimi ndaj shtetit ligjor dhe respekti për njerëzit.  Ai na mësoi të gjitheve ne se c’do të thotë të jesh tërësisht i angazhuar në punën tënde”, tregoi ai.

Soreca gjithashtu kujton kohën kur ka punuar me gjykatës si Borselino dhe sugjeron që për të zbardhur lidhjet e krimit me politikën të ndiqet ‘paraja’.

“Ajo që mësova, është se kur një grup njerëzish të talentuar, më lejoni të them se behej fjale per Falconen, Borselinon, por edhe burra dhe gra me të cilët kam punuar, si Boris Giuliano, Nini Cassararo, Roco Canici, Emanuela Lori. Ata kanë treguar se kur ekziston një grup njerëzish të vendosur që duan t’i ndryshojnë gjërat, nëse mbështeten nga shoqëria civile dhe klasa politike, synimi mund të arrihet”, u shpreh ai.

 

(Kosova Sot)