Sa kushton benzina në Evropë?

  • 14 November 2018 - 10:20
Sa kushton benzina në Evropë?

Zvicra ndodhet në vendin e 28-të në Evropë, duke paguar për një litër 1.42 euro

Presidenti francez Emmanuel Macron është nën presion mbi rritjen e çmimit të karburantit në Francë.

Shoferët po planifikojnë të bllokojnë rrugët kryesore dhe autostradat në të gjithë vendin më 17 nëntor, pasi çështja është përshkallëzuar në mediat sociale me zemërim me rritjen e kostove.

Megjithatë, Macron ka këmbëngulur se taksat doganore mbi benzinën duhet të rriten, për të promovuar dhe zhvilluar forma më të gjelbra të transportit.

Por, si krahasohen çmimet e karburantit në Francë me vendet e tjera në Evropë?

Franca vjen në numrin 11 përsa i përket çmimeve më të shtrenjta në Evropë, duka paguar për një litër lëndë djegëse 1.38 euro, sipas “FuelsEurope”, transmeton ‘Scan’.

Norvegjia është vendi më i shtrenjtë, me një litër karburanti që kushton 1,75 euro më 13 nëntor, shkruan Euronews.

Holanda, Islanda, Italia dhe Greqia ishin gjithashtu midis pesë vendeve më të shtrenjta në Evropë, dhe midis 20 vendeve të botës, përcjell albinfo.ch.

Në anën tjetër të shkallës, Rusia, Moldavia, Ukraina, Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë dhe Bullgaria kanë çmimet më të ulëta të karburantit.

Mes 40 vendeve, Shqipëria renditet në gjysmën e parë e vendeve më të shtrenjta. E renditur në vendin e 26, për një litër karburant paguan 1.38 euro.

Ndërkohë, Zvicra ndodhet në vendin e 28-të në Evropë, duke paguar për një litër 1.42 euro.

(Kosova Sot)