Daçiq tregon se çfarë do të flas në Këshill të Sigurimit për Republikën e Kosovës

  • 14 November 2018 - 10:28
Daçiq tregon se çfarë do të flas në Këshill të Sigurimit për Republikën e Kosovës

Pas gjashtë muajve, Republika e Kosovës është rikthyer në rend dite të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Në këtë sesion, Serbia do të përfaqësohet si gjithmonë nga ministri i jashtëm, Ivica Daçiq, i cili sipas RTS-së, planifikon që në këtë mbledhje të flas për ‘numrin e provokimeve dhe veprimeve të një anshme nga Prishtina gjatë kësaj periudhe gjashtë mujore’

Daçiq sipas RTS-së, ka thënë se Serbia është e gatshme të vazhdojë negociatat me Kosovën, por gjithashtu do të përmend edhe marrëveshjet të cilat sipas tij nuk i ka përmbushur Kosova, siç është Asociacioni i Komunave me shumicë serbe.

Ministri serb do të flas edhe për nismën e krijimit të Ushtrisë së Republikës së Kosovës, për të cilën thotë se është e pa pranueshme.

“Unë do ta argumentojë fuqishëm se formimi i Ushtrisë së Republikës së Kosovës është në kundërshtim me rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit”, ka thënë Daçiq para se të niset për në sesioninin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

(Kosova Sot)