Këta janë personat më të rrezikshëm në Vlorë, apeli i policisë

  • 14 November 2018 - 10:43
Këta janë personat më të rrezikshëm në Vlorë, apeli i policisë

Përmes publikimit të fotove dhe të dhënave personale policia e Shtetit “zbulon” njerëzit më të rrezikshëm në qarkun e Vlorës.

Policia bën apel për secilin që mund të ketë informacion të kontribuojnë për arrestimin e tyre.

Të gjithë këta persona janë dënuar për vrasje.

"Ja 8 personat në kërkim me rrezikshmëri shumë të lartë, në qarkun Vlorë, të dënuar me burgim të përjetshëm, dhe me 25 vjet burg.

Policia e Shtetit fton cilindo që ka dijeni mbi vendndodhjen e tyre të telefonojë Policinë në numrin pa pagesë 112, duke ju garantuar anonimatin.

Ndihmo dhe ti në sigurinë publike", njofton policia.

 
(Kosova Sot)