Doli me BMW të shefave, kujdestares i ndodh e papritura në timon (Video)

  • 14 November 2018 - 11:51
Doli me BMW të shefave, kujdestares i ndodh e papritura në timon (Video)

Një video virale po qarkullon me shpejtësi në internet.

Rrjeti ka shpalosur një tjetër “perlë” dhe bëhet fjalë për ngjarje të pazakontë dhe gazmore që ka ndodhur në afërsi të parkut Kempton, Johanesburg në pjesën verilindore të Afrikës së Jugut.

Kujdestarja e fëmijës së një çifti të pasur të zonës, ka nxjerrë për një xhiro makinën e tyre fringo të re tip “BMW i8” me vlerë rreth 112 mijë dollarë.

Ajo nuk e kishte menduar gjatë dhe kishte përfituar nga fakti që ata ishin me pushime, për të hipur në automjetin sportiv.

Vajza i dha gaz mbrapa dhe u përplas me murin dhe shtyllën elektrike. Fqinjët i janë afruar në momentin kur ajo doli nga makina e tronditur. Gjithçka është filmuar nga kamerat e sigurisë të vendosura rreth e qark shtëpisë.

 

(Kosova Sot)