QARRI: PUTIN DHE THAÇI JANË MARRË VESH PËR MARRËVESHJE NË DËM TË KOSOVËS!

  • 14 November 2018 - 11:58
QARRI: PUTIN DHE THAÇI JANË MARRË VESH PËR MARRËVESHJE NË DËM TË KOSOVËS!

Analisti politik Gani Qarri tha për "Kosova Sot" se është i bindur që Putin dhe Thaçi të jenë marrë vesh për marrëveshje në dëm të Kosovës."Vetë fakti se për gjithë këto vite Hashim Thaçi është dëshmuar si mashtruesi më i paskrupullt vendit dhe popullit të vet dhe frika e Aleksandar Vuçiqit se bashkë-flirtuesi i tij, me gjithë premtimet e forta, nga presioni në rritje i brendshëm dhe ai ndërkombëtar,mund të dorëzohet, t'i hajë fjalët e dhëna dhe të tradhtojë flirtin me të, bën që Vuçiqi të aranzhojë një takim të drejtpërdrejtë ndërmjet Thaçit dhe Putinit, në mënyrë që Thaçi të betohet edhe para monarkut rus, se ai do ta mbajë premtimin, të bëjë çdo gjë që është në dorën e tij dhe të punojë deri në fund për ndarjen e Kosovës dhe faljen e 1/3-s së territorit të saj Serbisë", u shpreh ai. "Kurse, në anën tjetër, për ta bindur sa më tepër Vuçiqin se ai vërtet do t'i mbetet besnik presidentit serb dhe se ndarjen e Kosovës e ka prioritet jetësor, Hashim Thaçi publikoi në medie dhe rrjetet sociale, me pompozitet të neveritshëm, foton me sundimtarin e Rusisë, Vladimir Putin, një lider i kritikuar nga Perëndimi dhe gjithë bota demokratike, për regjimin e tij autoritar, burgosjen e rivalëve politikë, shtypjen e medieve dhe mosrespektimin e të drejtave të njeriut", vijoi më tej ai.

 

(Kosova Sot)