Atentat me armë zjarri në Shkodër

  • 14 November 2018 - 12:09
Atentat me armë zjarri në Shkodër

Një person ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur më armë zjarri mesditën e sotme në Shkodër.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen Rus.

Paraprakisht dyshohet se ndaj tyre është qëlluar me breshëri plumbash.

Ende nuk dihet identiteti i të plagosurit dhe viktimës.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për zbardhjen e rrethanave.

 

(Kosova Sot)