“Gjykatat nuk po sjellin të gjitha rastet e aksidenteve për autopsi”

  • 14 November 2018 - 12:58
“Gjykatat nuk po sjellin të gjitha rastet e aksidenteve për autopsi”

Gjykatat e Kosovës nuk po i sjellin të gjitha rastet e aksidenteve për autopsi. Kështu është shprehur Arsim Gërxhaliu, drejtor i Institutit të Mjekësisë Ligjore.

Sipas Gërxhaliut kjo është tejet shqetësuese dhe gjithmonë gjykatat arysetohen se familja nuk dëshiron. “Jo të gjitha gjykatat në Kosovë nuk i sjellin në autopësi.

Shpesh ndodhë me pretekstin që nuk dëshiron familja”, tha Gërxhaliu

Këto komente Gërxhaliu i bëri në tryezën e organziuar nga Shoqata e Sigurimeve të Kosovës, me temën: “Numri alarmant i të lënduarve lehtë në aksidente të komunikacionit: Shqetësimi i industrisë së sigurimeve”.

Drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore në Kosovë, foli edhe për sigurinë në kominikacion. Sipas tij, mbi 90 përqind të rasteve të vdekjeve në komunikacion janë si pasojë e mos vendosjes së rripit të sigurisë.

“Po e them me përgjegjësi të plotë 90 përind të rasteve të vdekjeve në komunikacion janë nga mos përdorimi i rripit të sigurisë”, tha Gërxhaliu.

 

 
(Kosova Sot)