Kush është fajtor për arratisjen e Gruevskit

  • 14 November 2018 - 13:05
Kush është fajtor për arratisjen e Gruevskit

Pasi policia shpalli urdhër-arrest kombëtar dhe filloi të zbatojë aksione për gjetjen e ish-kryeministrit  Nikolla Gruveski, i cili është i dënuar me dy vite burg për lëndën “Tanku”, ai u prononcua në profilin e tij në Fejsbuk në të cilin thotë se gjendet në Hungari, ku ka kërkuar azil politik nga autoritetet e atjeshme dhe tha se përgjithmonë do t’i mbetet besnik kauzës së Maqedonisë.

Informacionin se Gruevski gjendet në Budapest mbrëmë e konfirmuan edhe Ministritë e Punëve të Jashtme dhe Punëve të Brendshme, ndërsa MPB shpalli urdhër-arrest ndërkombëtar.

Si ka ikur nga vendi kur të dy pasaportat, edhe ai privat dhe ai diplomatik janë gjykatë duhet të sqarojnë institucionet në Maqedoni të cilat janë kompetente për veprimin e tij. Opinioni interesohet pse deri tani nuk i është caktuar masa paraburgim që do ta parandalonte arratisjen e tij, duke pasur parasysh atë që kundër tij ka më shumë aktakuza.

Ku qëndron dështimi, institucionet ia hedhin topin njëra-tjetrës për atë ku është bërë lëshimi rreth arratisjes së Gruevskit.

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski dje topin ja hodhi gjyqësisë, gjyqësia ia hodh PSP, ndërsa prej PSP ene nuk kanë koment.

Spasovski tha se Gruevski është kërkuar në disa lokacione, janë zbatuar masa tjera, si kontroll i automjeteve, ndërsa është përforcuar edhe prezenca në daljen e Shkupit dhe vendkalimet kufitare.

Për atë se Gruevski për momentin është arratisur vlerësoj se përgjegjësinë duhet ta marrin ata që caktojnë masën paraburgim.

Kryetari i Gjykatës Penale, Ivan Xholev thotë se, nuk mundet gjykata me vetiniciativë të përcaktojë masë paraburgimi, kjo është çdoherë me kërkesë të Prokurorisë. Në rastin “Tank” nga vetë fillimi i ngritjes së akuzës deri te shpallja e vendimit nga ana e Prokurorisë, në asnjë moment nuk u kërkua masë paraburgimi për të akuzuarin Nikolla Gruevski.

Ai potencoi se dy pasaportat e Nikolla Gruevskit, edhe ai diplomatik edhe ai personal janë marrë dhe iu përcaktua masë paraqitje në lëndën “Titanik”, ndërsa në lëndën “Tank” nuk ka kurrfarë propozimi as për sigurim të ndonjë prone, as propozim për ndonjë masë për sigurimin e pranisë së tij.

Lidhur me publikimin në Fejsbuk-profilin e ish kryeministrit Nikolla Gruevski ku thotë se është në Hungari, ku ka kërkuar azil politik nga autoritetet e atjeshme, Xholev tha se këtë duhet organet kompetente shtetërore së pari ta konfirmojnë prej ku është vendosur linku dhe nëse bëhet për riorientim të hetimit e ngjashëm.

PSP për momentin nuk ka koment për atë pse Gruevski nuk është në paraburgim. Prokuroria Speciale Publike megjithatë për lëndën “Tanku” ka kërkuar paraburgim për Nikolla Gruevskin, por gjykata i ka caktuar masë për marrjen e pasaportës.

Nëse konfirmohet zyrtarisht se ish ministri Nikolla Gruevski ka ikur në Hungari, Ministria e Drejtësisë do të dorëzojë kërkesë për ekstradim pasi do të marrë njoftim nga MPB ku është locuar dhe për të është shpallur urdhër-arrest ndërkombëtar.

Zaev edhe njëherë përsëriti se pushteti nuk ka për qëllim të ndërhyjë në sistemin gjyqësor dhe apelon që institucionet të lihen të kryejnë punën e tyre.

“Policia nuk ka pasur asnjë të drejtë pa urdhër ta pengojë lirinë e Gruevskit, as t’i afrohet, ta ndjek apo të zbatojë ndonjë gjë. Për këtë patjetër duhet të ekzistojnë urdhra gjyqësore”, ka thënë Zaev.

Në Ministrinë e Punëve të Jashtme sot ishte ftuar ambasadori i Republikës së Hungarisë në Shkup, Lasllo Duks, në takim te sekretari shtetëror Viktor Dimovski, me qëllim që të konfirmohet informacioni edhe përmes kanaleve diplomatike se ish-kryeministri Nikolla Gruevski kishte ikur në Budapest dhe kishte kërkuar  azil politik në Hungari, informojnë nga MPJ. Pas takimit në MPJ, shtojnë, konfirmim për autenticitetin e informacionit është marrë përmes Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë.

Partia në pushtet u prononcua se udhëheqësia antiperëndimore e VMRO-DPMNE-së me çdo kusht e mbron Nikolla Gruevskin dhe përpiqet me presion publik t’i pengojë institucionet në përndjekjen e krimit.

Zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Dimçe Arsovski, paradite deklaroi se nuk e di se ku gjendet ish-kryeministri dhe kryetar nderi i partisë Nikolla Gruevski dhe se nuk kanë informacione se është në Hungari, siç ishte publikuar në profilin në Fejsbuk të Gruevskit.

 

 

(Kosova Sot)