Takim koordinues në Kuvend për statusin e deputetit Nikolla Gruevski

  • 14 November 2018 - 13:08
Takim koordinues në Kuvend për statusin e deputetit Nikolla Gruevski

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, për sot në orën 10:00 ka caktuar takim koordinues me nënkryetarët e Kuvendit dhe koordinatorët e grupeve të deputetëve, në të cilin do të diskutojnë për statusin e deputetit Nikolla Gruevski, i cili gjendet në arrati dhe kërkohet me fletarrest ndërkombëtar.

Xhaferi më herët ka deklaruar se është e palogjikshme që deputeti të arsyetohet në situatë të tillë, por për shkak se rregullat ligjore nuk parashohin situatë të tillë, do të duhet të marrin vendim.

Ndryshe, nëse deputeti për gjashtë muaj mungon pa arsye Kuvendi ka të drejtë t’ia merr mandatin.

Ndërsa iniciativë e tillë për Gruevskin u dorëzua nga Gjykata Penale, por për shkak se nuk votuan 80 deputetë “pro”, Gruevskin nuk iu hoq mandati i deputetit.

 

(Kosova Sot)