BADALLAJ: TAKIMI THAÇI-PUTIN, KONFIRMIM I MARRËVESHJES PËR COPËTIMIN E TERRITORIT TË KOSOVËS

  • 14 November 2018 - 16:12
BADALLAJ: TAKIMI THAÇI-PUTIN, KONFIRMIM I MARRËVESHJES PËR COPËTIMIN E TERRITORIT TË KOSOVËS

Edhe analisti politik Reshat Badallaj e sheh me shqetësim të madh takimin Thaçi-Putin, që mund të jetë një konfirmim i marrëveshjes për ndërmjetësim në mes të Kosovës dhe Serbisë për copëtimin e territorit të Kosovës, duke i dhënë Serbisë veriun në shkëmbim për njohjen e Kosovës nga Serbia, por pa e rikthyer fare Luginën Preshevës. "Qofsha i gabuar, por Hashim zeza me ndihmën e shefit dhe kumbarës se tij, duke e lutur Aleksandar Vuçiqin që t'ia mundësojë këtë takim dhe ky nga gëzimi fluturimthi organizon fotoreporterët e tij që ta "slikatin' dhe ky matrapaz i Brojës në shenjë krenarie e bën të madhe dhe e shpërndan nëpër rrjete sociale.... Natyrisht se Moska zyrtare nuk e ka bërë të madhe dhe nuk i ka bërë publicitet se ky takim nuk ka qenë i organizuar me protokoll, ky takim ka qenë si takim rrugësh... Ky do të ketë biseduar edhe për pazaret e pista në dëm të Kosovës, që është e gatuar nga Vuça-Hashimi dhe Rama, por më besoni, pa e lënë anash edhe këlyshin e Stanishiqit dhe udbashin, Baton Haxhiun. Bashkimin me Luginën Thaçi e ka vetëm mashtrim dhe propagandë në popull dhe asgjë më shumë, sepse edhe nga ndërkombëtarët është zbuluar ky pazar tradhtarësh", tha Badallaj për "Kosova Sot".

(Kosova Sot)