KELMENDI:KAPJA E SISTEMIT TË ARSIMIT

  • 14 November 2018 - 16:14
KELMENDI:KAPJA E SISTEMIT TË ARSIMIT

 "Disa të ashtuquajtur këshilltarë të arsimit, që nuk kanë arsim as për veten e tyre, merren me hartime programesh për arsimin e lartë. Prandaj, edhe e kemi reagimin e PISA-s dhe shkrimin e gazetës zvicerane dhe të qarqeve ndërkombëtare arsimore që po na tregojnë haptazi për nivelin e ulët të arsimit, në të cilin ka rënë Kosova. Kësisoj është e vështirë që të çlirohemi pa larguar nga pushteti i tashëm garnitura që për dy dekada e keqpërdori Kosovën, ngase kjo është problem të shkarkohen, sepse tërë kjo punë është bërë me vetëdijen e të gjitha partive politike tash e dy dekada, ngase asnjëra nga këto parti që ishin në pushtet apo në opozitë nuk kanë thënë se prioritet mbi prioritete duhet që të jetë arsimi, ngase arsimi për të gjitha ato subjekte ishte sekondar", tha Jeton Kelmendi për "Kosova Sot".

(Kosova Sot)