KELMENDI: PLANI PËR NDARJEN E KOSOVËS RRJEDH NGA MOSKA, BEOGRADI DHE PARISI

  • 14 November 2018 - 16:58
KELMENDI: PLANI PËR NDARJEN E KOSOVËS RRJEDH NGA MOSKA, BEOGRADI DHE PARISI

 Prof. Muhamet Kelmendi tha për "Kosova Sot" se vizitat dhe takimet që po bëhen nga ana e Thaçit lënë për të dyshuar në sinqeritetin e tyre dhe të raporteve që po ndërtohen. "Në veçanti takimi Thaçi-Putin e ka një domethënie të veçantë. Putini, si kryetar i Rusisë, në shumë vende është i padëshiruar dhe gjendet nën kritika të mëdha për veprimet luftarake në Evropë dhe në Lindje të Afërt. Takimi me të, pa u takuar kurrë më pare dhe pa e njohur Rusia shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës, na tregon për rreziqe të mëdha që po i përgatiten Republikës. Kam deklaruar dhe e përsëris se plani për ndarjen e Kosovës rrjedh nga Moska, Beogradi dhe Parisi. Ky plan përcakton ndarjen e Kosovës me shtetin serb dhe natyrisht as edhe një pëllëmbë toke e Luginës së Preshevës nuk parashihet të bashkohet me Kosovën. Pra, pse Putin u takua me Thaçin në Paris?Kurrë përpara nuk pati takime? Këto dy çështje tregojnë se Rusia u takua me qëllim për t'u bindur në rrugën e Thaçit për ndarje të Republikës", theksoi Kelmendi për "Kosova Sot".

(Kosova Sot)