ALIU: SI PO LEJOHET REXHEP HOTI TË SHPENZOJË PARA PËR SHËTITJE?

  • 14 November 2018 - 16:59
ALIU: SI PO LEJOHET REXHEP HOTI TË SHPENZOJË PARA PËR SHËTITJE?

 Analisti politik, Bislim Aliu, për gazetën "Kosova Sot", thotë se i gjithë ky devalvim vjen si pasojë e ndërhyrjes së elitës politike kosovare, por edhe e politizimit të skajshëm të personelit nëpër shkolla."Ky degradim i arsimit është bërë pikërisht edhe nga politika e inkriminuar, por edhe nga i ashtuquajturi koordinator i Qeverisë, zyrtari Rexhep Hoti, që për habinë tonë po dërgon programe për rininë në Malin e Zi, thuajse ne e kemi situatën e shkëlqyeshme. Prandaj, këtu edhe shtrohet pyetja se a thua si po lejohet Rexhep Hoti, ky shantazhues, që të shpenzojë para për shëtitje, përfshirë edhe këtë vizitë në Malin e Zi, për të "promovuar" gjoja programe për rininë, me arsimin e tejdegraduar në Kosovë", ka thënë ai. Sipas tij, është politika e inkriminuar fajtore që i shndërroi shkollat kosovare në shkollat më të dobëta në Evropë.?

(Kosova Sot)