Franca ndalon përdorimin e telefonave në shkolla nga e hëna

  • 14 November 2018 - 17:02
Franca ndalon përdorimin e telefonave në shkolla nga e hëna

Që nga e hëna fëmijët nën moshën 15 vjeçare në Francë, nuk do t’i përdorin telefonat gjatë qëndrimit në shkollë.

Kjo ndalesë vjen pas ligjit të ri, fushatën për të cilin e filloi vet presidenti francez, Emmanuel Macron

Ky ligj vlen për shkollat fillore dhe të mesme në të gjithë shtetin.

Pos telefonave  të menqur, ligji vlen edhe për tabletët, orët e menqura e të tjera.
Kjo nuk vlenë për fëmijët që janë me aftësi të kufizuara, pasi që atyre në një orë të caktuar do t’u lejohet t’i përdorin ata.

Ndryshe, ndalimi i telefonave të menqur në këtë vend ndodhë që nga viti 2010, por tani ata nuk do të ndalohen edhe gjatë kohës së pauzës.

(Kosova Sot)