Daçiq nga nervoza "zbulon" planin e Serbisë për ndalimin e anëtarësimit të Kosovës në Interpol

  • 15 November 2018 - 09:18
Daçiq nga nervoza

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Dacic tha nga New Yorku se Serbia, do të luftojë deri në fund që Kosova të mos bëhet anëtare e Interpolit.

Ai këto komente i bëri pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit për Kosovë, ku vlerësoi se ka shanse të mëdha për Serbinë që të fitojë në këtë luftë.

I pyetur se sa janë shanset që Kosova të pranohet në Interpol, Daçiç i tha RTS’së se është e vështirë t’i përgjigjet kësaj pyetjeje, sepse Beogradi “nuk përballet me Kosovën, por lobon tek vendet perëndimore”, duke zbuluar kështu edhe planin që kanë.

Ndërkohë, "nervoza" e Daçiqit u shfaq pasi Kosova mori edhe njëherë mbështetjen e SHBA’ve dhe Britanisë së Madhe në OKB.

Përfaqësuesi i SHBA’së, Jonathan Cohen kërkoi nga shtetet anëtare të OKB’së, që Kosova të përkrahet në Inteprol,  pasi i plotëson të gjitha kushtet.

 

(Kosova Sot)