Goditet me veturë një 16- vjeçare në Prishtinë

  • 15 November 2018 - 20:58
Goditet me veturë një 16- vjeçare në Prishtinë

Një aksident komunikacioni ka ndodhur para pak çastesh në Prishtinë, ku nga një automjet është goditur një vajzë.

Aksidenti ka ndodhur tek semaforët në hyrje të Prishtinës, pranë kazermës së FSK-së “Adem Jashari”.

Për aksidentin në fjalë ka dhënë detaje edhe Policia e Kosovës.

“Me datë 15.11.2018, rreth orës 19:18, në rrugën Prishtinë- Fushë kosovë ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes një veture në lëvizje dhe një këmbësori. Lëndime trupore ka pësuar këmbësorja femër (2002), me rastin po merret njësiti i trafikut”. 

 

(Kosova Sot)