AAK'ja ia merr Vetëvendosjes një asamblist në Mitrovicë

  • 15 November 2018 - 21:56
AAK'ja ia merr Vetëvendosjes një asamblist në Mitrovicë

Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës i është bashkuar ish-sekretari i Lëvizjes Vetëvendosjes në Mitrovicë, Faton Feka.

Lajmi është konfirmuar nga AAK, përmes një postimi në Facebook.

“Sekretari i qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit asamblist në Kuvendin Komunal të Mitrovicës, Faton Feka, sot iu bashkua Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, për ta vazhduar rrugëtimin e tij politik”.

“Aderimet e shumta po tregojnë që Aleanca është dera e vizionit për zhvillimin e vazhdueshëm të Kosovës”, thuhet në njoftim.

 

(Kosova Sot)