S'do të ketë referendum të dytë për Brexit, thotë kryeministrja britanike

  • 15 November 2018 - 22:47
S'do të ketë referendum të dytë për Brexit, thotë kryeministrja britanike

Kryeministrja Theresa May përjashtoi organizimin e një referendumi të dytë mbi Brexit me iniciativën e saj, gjatë një konference për shtyp sot në mbrëmje.

“Për sa më përket, nuk do të ketë një referendum të dytë”, deklaroi May, që më herët para deputetëve britanikë kishte përmendur kërcënimin për një kthim pas të Brexit nëse Parlamenti nuk do të mbështeste projektmarrëveshjen për ndarjen të arritur të martën me Bashkimin Europian.

Nga ana tjetër, qeveri britanike dhe Parlamenti Europian e kanë konsideruar marrëveshjen e arritur mes Londrës dhe Brukselit si më të mirën e mundshme për të dy popujt.

 

(Kosova Sot)