Rrahje masive në parlamentin e Sri Lankës (Video)

  • 15 November 2018 - 23:26
Rrahje masive në parlamentin e Sri Lankës (Video)

Një dhunë masive ka shpërthyer në parlamentin e Sri Lankës.

Raportohet se ka pasur madje edhe sulm me thikë, teksa një deputet iu sul një tjetri, duke e lënë të plagosur e duke e dërguar për në spital, shkruan “The Guardian”.

Në Sri Lankën e largët, vendi ka mbetur pa kryeministër dhe pa qeveri e është në një krizë të thellë institucionale.

Shumë deputetë, shumica veshur me të bardha janë parë duke rrahur me grushte njëri – tjetrin.

Kohët e fundit, në këtë vend ka pasur rokadë pushtetesh, teksa u rrëzua edhe kryeministri i vendit.

 

(Kosova Sot)