Çfarë do të ndodhë sot në Kosovë?

  • 16 November 2018 - 08:40
Çfarë do të ndodhë sot në Kosovë?

Ngjarjet e datës 16 nëntor

Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në takimin e Grupit Koordinues Ndërministror për të Drejtat e Njeriut në Republikën e Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 09:00)

Zyra e BE-së dhe Këshilli i Evropës organizojnë konferencën në kuadër të projektit të përbashkët kundër Krimit Ekonomik. (“Swiss Diamond Hotel”, ora 09:15) 

Mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00) 

Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti do të mbajë takim informues me drejtorët komunalë të Arsimit në Kosovë. (Hotel “International”, ora 10:00)   

Oda e Farmacistëve të Kosovës mban konferencën vjetore të farmacistëve me temë “Sigurimet Shëndetësore dhe Roli i Farmacistit në këtë process”. (Hotel “Emeral”, ora 10:00)

Organizohet konferenca “SFIDAT E PRODHIMTARISË NË NDRYSHIMET KLIMATIKE-SPECI DHE SËMUNDJET E TIJ”. (Restaurant “FITIMI” Krushë e Madhe, ora 10:00)            

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati mban ligejratë me temën “Qeverisja lokale, me theks të veçantë Komuna e Kamenicës”. (Qendra Mediale, objekti VI, Kolegji AAB, ora 11:00)

 Shfaqet për gazetarë premiera vendore të filmit të metrazhit të gjatë “Nëntori I ftohtë/Cold November” me regji të Ismet Sijarina. (Kinema “Cineplexx”, ora 12:00)

Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat mban takim me punëtorët e Llamkosit. (Salla e Kuvendit Komunal të Vushtrrisë, ora 13:00) 

Mbahet takimi i deputetëve të Kuvendit të Kosovës me qytetarë të Drenasit. (Shtëpia e Kulturës në Drenas, ora 14:00) Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në inaugurimin e fillimit të punimeve të rrugës qarkore në Gjakovë. (Rruga Gjakovë – Prizren, te  ish-Fabrika e Elektromotorëve, ora 14:00)

Me rastin e 139-vjetorit të lindjes së Aleksandër Moisiut, pwrurohet lbiri “Emblema” e autorit isak Guta. (Qendra e Kulturës “Rexhep Mitrovica”, ora 14:00)

Muzeu i Kosovës organizon hapjen e ekspozitës “Moti i Madh” kushtuar Heroit të Kombëtar të shqiptarëve Gjergj Kastrioti-Skënderbeu. (Muzeu i Kosovës, ora 18:00)

(Kosova Sot)