Mbi 600 të zhdukur nga zjarret në Kaliforni

  • 16 November 2018 - 08:44
Mbi 600 të zhdukur nga zjarret në Kaliforni

Numri i njerëzve të zhdukur nga zjarret në veri të Kalifornisë ka kaluar 600, thanë autoritetet lokale.

Lista e personave të zhdukur u dyfishua qysh të enjten. Bëhet fjalë për 631 të zhdukur, tha sherifi Kory Honea.

Zjarret - më shkatërrueset në këtë shtet - lanë së paku 63 njerëz të vdekur.
Afro 12,000 ndërtesa u dogjën.

Presidenti amerikan, Donald Trump, do të udhëtojë në Kaliforni të shtunën për të vëzhguar dëmet dhe për të takuar njerëzit e prekur.

Rreth 9,400 zjarrfikës janë duke luftuar flakët që nisën tetë ditë më parë.

Historikisht, "stina e zjarreve" në Kaliforni fillonte në verë dhe zgjaste deri në vjeshtën e hershme, por ekspertët tani paralajmërojnë për rrezik gjatë gjithë vitit.

Kushtet e motit dhe ndryshimet klimatike shihen si shkaktarët kryesorë.

(Kosova Sot)