I hedhin granatë në mes të natës, plagoset rëndë pronari i lokalit... zhurma tmerron qytetarët

  • 16 November 2018 - 08:47
I hedhin granatë në mes të natës, plagoset rëndë pronari i lokalit... zhurma tmerron qytetarët

Një ngjaje e rëndë është regjiastruar në orët e para të kësaj të premteje, teksa një person ende i paidentifikuar ka hedhur një granatë dorë në ambientet e një lokali në lagjen Partizani në Elbasan.

Si pasojë e shpërthimit ka mbetur i plagosur pronari i lokalit, shtetasi me inicialet A.A, 32 vjeçar. Ngjarja ka ndodhur voë në darkë teksa zhurma ka tmerruar banorët që ndodheshin pranë lokalit ku ndodhi shpërthimi.

Njoftimi i plotë:

Elbasan 

Informacion paraprak

Në orët e para të mëngjesit në lagjen "Partizani", Elbasan në ambjentet e një lokali është hedhur një granate dore e cila ka shpërthyer, dhe për pasojë është dëmtuar pronari i lokalit shtetasi A.A., rreth 32 vjeç, i cili ndodhej në lokal në ato momente.

I dëmtuari është transportuar në Spitalin e Elbasanit në gjendje të rëndë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për, zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e kapjen e autorit.

(Kosova Sot)