A luftohet korrupsioni e veçanërisht fajdet me ligjet kosovare?

  • 16 November 2018 - 10:57
A luftohet korrupsioni e veçanërisht fajdet me ligjet kosovare?

Qytetarët kosovarë theksojnë se ligjet janë të mira, por nuk po zbatohen

Afrim Tejeci thekson se bizneset për t’u ikur veprimeve të financimit të paligjshëm, duhet që kamatat e larta të zëvendësohen me kushte me të volitshme, pra kamata me të ulta. “Edhe pse tani janë kushtet më të volitshme, prapë ka mundësi që kamatat të jenë më të mira”.

Sadri Morina mendon se tani Kosova i ka edhe ligjet që në letër janë të fuqishme por që realisht fajdet nuk po arrijnë  t’i ndalojnë e as ti luftojnë dhe për më keq edhe korrupsioni. “Mendoj se duhet angazhim dhe punë e palodhur sepse këto dy gjëra janë një lloj kanceri i shoqërisë”.

Agim Muçaj thekson se nuk ka zbatim të ligjeve sidomos në luftën kundër korrupsionit. “Më keq qëndron puna te fajdet dhe se aty dihet që këto lloje biznesi janë të jashtëligjshme, por shumë e përhapura në ekonominë e zezë”.

Nuri Bahtjari thotë se korrupsioni nuk po luftohet seriozisht dhe kjo dukuri shumë negative dhe e dëmshme për Kosovën është pengesë e madhe në drejtim të zhvillimit dhe investimeve kapitale në Kosovë. “Deri sa ka njerëz politikisht të fuqishëm dhe të korruptuar nuk mund të pritet luftimi serioz i korrupsionit”.

(Kosova Sot)