Trumpi e dëbon Gulenin?

  • 16 November 2018 - 11:12
Trumpi e dëbon Gulenin?

Shtëpia e Bardhë po kërkon mënyra se si ta heqë qafe Fetullah Gülenin, rivalin më të madh të kryetarit turk Recep Tayyip Erdo?an, i cili jeton në ShBA.

Uashingtoni shpreson se me këtë veprim do ta zbute qëndrimin e Turqisë kur është fjala për vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggit, i kanë thënë rrjetit NBC dy zyrtarë të lartë amerikanë.

Administrata e presidentit të ShBA-ve Donald Trump ka kërkuar prej disave nga agjencitë federale amerikane që të kërkojnë mënyra ligjore për ekstradimin e Gülenit, të cilin Turqia e konsideron përgjegjës për tentimin për puç para dy vitesh, ka njoftuar ky rrjet.

Përpjekjet përfshijnë udhëzimet Ministrisë së Drejtësisë dhe FBI-së që sërish ta hapin rastin për dorëzimin e Gülenit, si dhe kërkesën për informata mbi statusin e tij logjor në Departamentin e sigurisë kombëtare, kanë thënë burimet. Shtëpia e bardhë, siç thuhëtm sidomos është e interesual për stausin e rezidentit në ShBA.

Ai ka Krton të gjelbër dhe jeton në Pensilvani nga fundi i të 90-tave. Asnjëra pre agjencive të përmendura nuk kanë dashur ta komentojnë rastin, ndërsa një zyrtar turk citohet të ketë thënë se qeveria nuk e ndërlidh rasin e Khashoggit meatë të Gülenit – janë raste të veçanta.

(Kosova Sot)