LAJMI I FUNDIT:Policia bastis shtëpinë e Burdushit

  • 16 November 2018 - 12:31
LAJMI I FUNDIT:Policia bastis shtëpinë e Burdushit


Policia dhe Prokuroria kanë bastisur shtëpinë e mjekut popullor, Hysri Peqani, i njohur si Burdushi.

Prokurori Petrit Kryeziu për Gazetën Kosova Sot, ka konfirmuar se momentalisht ndodhen në shtëpinë e Burdushit por përveç se konfirmimit se ka filluar bastisja nuk mund të japin më shume detaje. 

"Detajet lidhur me këtë rast do i japim të hënën" ka thënë Kryeziu,për Kosova Sot. 

Para pak ditësh Prokuroria Themelore e Prizrenit ka ngritur aktakuzë ndaj Peqanit për mashtrim të një klienti të tij, të cilit, sipas aktakuzës, i ka marrë 2 mijë euro. Kosova Sot do ju mbajë informuar në lidhje me këtë

Kosova Sot do ju mbajë informuar në lidhje me rastin.

(Kosova Sot)