LAJÇI: EDHE RAMIZ KELMENDI EDHE BEHGJET PACOLLI JANË MATRAPAZË!

  • 16 November 2018 - 14:24
LAJÇI: EDHE RAMIZ KELMENDI EDHE BEHGJET PACOLLI JANË MATRAPAZË!

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ali Lajçi, për gazetën "Kosova Sot" thotë se nuk ka dyshim se këto kompani, sikurse ETC-ja, me pronarin e saj dhe disa kompani të tjera janë mbi ligjin, ngase ato kompani kanë participuar në korrupsion së bashku me këtë klikë udhëheqëse dhe këto grupe dhe klane korruptive deri në palcë. "Këta e sundojnë njëritjetrin andaj këto kompani e kanë pushtetin duke ia përshtatur vetes ligjet në dobi të përfitimeve të kontrabandës së fitimeve dhe mund të themi lirshëm se gjithçka që ndodh këtu bëhet për t'ia përshtatur vetes përfitimet", u shpreh ai."Edhe ky rast i tanishëm i Ramiz Kelmendit, por edhe ai i mëhershmi me mishin e importuar me afat të skaduar, na tregon qartë për një papërgjegjësi të madhe institucionale që mbretëron te ne. Ngase aq më tepër këtu bëhet fjalë për një deputet të Kuvendit të Kosovës, ndonëse duhet me qenë realë se këta tregtarë, Kelmendi dhe Pacolli, me Devollët kanë pasur suksese në tregtinë e tyre të shitblerjes, por jo edhe në bërje të shtetit, pasi që të dy, edhe Ramiz Kelmendi edhe Behgjet Pacolli janë matrapazë. Porse pa asnjë dyshim se deputeti Ramiz Kelmendi duhet që të japë llogari, por e tërë e keqja është se para kujt të japë llogari. Para kujt? Jo para ligjit, por para Maliqit", theksoi më tej Lajçi."Andaj që të bëhet diçka në këtë kohë kjo nuk guxon që të ndodhë, por e keqja është se këto struktura i kanë nën komandë edhe Inspektoratin e MTI-së dhe të gjitha institucionet e tjera që punojnë në disfavor të qytetarëve, por në favor të interesave të veta. Andaj e vetmja zgjedhje dhe shpëtimi i vendit pas 20 vitesh të sundimit të tyre është largimi nga pushteti i kësaj kaste të brishtë të këtyre sundimtarëve", potencon ai. 

(Kosova Sot)