5 vjeçari fiton Mercedesin e 30 mijë eurove (Foto)

  • 16 November 2018 - 14:25
5 vjeçari fiton Mercedesin e 30 mijë eurove (Foto)

Një pesë-vjeçar fitoi një Mercedes Benz nga presidenti i vendit të tij pasi bëri 4105 pompa.

Vogëlushi muskulor çeçen, Rahim Kuriev, i quajtur “Shvarcenegeri çeçen”, fitoi një Mercedes Benz që kushton rreth 30 mijë euro, të dhuruar nga udhëheqësi i vendit të tij, Ramzan Kadirov.

Kuriev është i fiksuar që tani me ushtrimet fizike, dhe trupi i tij e tregon këtë më së miri. Ai kishte vendosur një rekord botëror duke bërë 4100 pompa, por nuk u njoh si i tillë.

 

Për këtë arsye, udhëheqësi çeçen Kadirov tha se ai do ta kapte dhe një herë rekord. Pasi bëri 4105 pompa për 2 orë e 25 minuta, djali  mori dhe çelësat e makinës.

 

 

(Kosova Sot)