Kurti: Thaçi do të jetë rrugës drejt azilit politik në Rusi

  • 16 November 2018 - 15:05
Kurti: Thaçi do të jetë rrugës drejt azilit politik në Rusi

Lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti në një konferencë për media ka prezantuar “Alternativën e Lëvizjes me katër hapa për bisedimet me Serbinë”.

Në hapin e parë ai ka thënë se duhet bërë shqyrtimi i dialogut Kosovë-Serbi dhe arritjet e tij. Ai ka përmendur platformën me parime për dialogun me Serbinë, si dhe ka thënë se bisedimet nuk duhet të jenë një skenar,  kurse ekipi negociator duhet të jetë me legjitimitet nga Kuvendi.

Kurti u ka bërë thirrje AAK-së dhe Nismës që mos të bëjnë pjesë në ekip negociator, në mënyrë që Presidenti Hashim Thaçi të mbetet i vetëm.

I pari i Vetëvendosjes tha se rrugës drejt azilit politik në Rusi, do të jetë edhe Hashim Thaçi. Këtë deklarim Kurti e ka bërë duke pasur për referencë takimin që Thaçi zhvilloi së fundi në Paris me presidentin rus, Vladimir Putin.

 

(Kosova Sot)