KELMENDI: Z. THAÇI, LARG DUART NGA SHKATËRRIMI I SHTETIT!

  • 16 November 2018 - 15:50
KELMENDI: Z. THAÇI, LARG DUART NGA SHKATËRRIMI I SHTETIT!

"Por, z. Thaçi dhe z. Ahmeti duhet të dinë se referendumi nuk bëhet për ndarje. Kjo është vepër e dënueshme penale ndaj shtetit dhe vendit, ndaj popullit etj. Dhënia e territorit nuk ka lidhje me referendumin. Ne e kemi statusin e zgjidhur. Nuk është Kosova Krime e pushtuar dhe ku me dhunë detyrohet populli atje të shprehet për Rusinë. Kosova e ka shprehur vullnetin e vet. Këtë e dinë Putini dhe Thaçi. Por, atyre u duhet ky mjet, në mënyrë që të ndahet vendi. Të merret veriu. Në aspektin politik dhe juridik, si dhe të drejtës ndërkombëtare, tërheqja e paraleles në mes Kosovës dhe Krimesë është e papranueshme. Janë dy vende krejtësisht të kundërta dhe jo të ngjashme. Në këtë anë duhet thënë qartë: Z. Thaçi, larg duart nga shkatërrimi i shtetit. Mos ec më tutje se po e dëmton Republikën. Mos kërko referendum për ndarje dhe copëtim të Republikës! Mjaft është mjaft. Kosova ka zot tash. Ka popullin që luftoi për shtet dhe pavarësi dhe me siguri edhe do ta mbrojë këtë shtet të larë me gjak. Çdo sjellje tjetër tuaja, z. Thaçi, nuk është e drejtë. Harroji vendimet e trekëndëshit Paris, Moskë dhe Beograd. Tash po dihet se korrigjimi i shprehur nga ju për kufijtë e Kosovës me Serbinë vjen nga ky trekëndësh dhe ajo do të refuzohet. Mjaft është mjaft", tha Muhamet Kelmendi për "Kosova Sot".

(Kosova Sot)