MIFTARI: SHUMË NGA POLITIKANËT TANË TË KORRUPTUAR E TË KRIMINALIZUAR MERITOJNË EDHE FATIN E ÇAUSHESKUT

  • 16 November 2018 - 15:51
MIFTARI: SHUMË NGA POLITIKANËT TANË TË KORRUPTUAR E TË KRIMINALIZUAR MERITOJNË EDHE FATIN E ÇAUSHESKUT

Sipas Naim Miftarit, njohës i fushës së sigurisë, janë shumë politikanë multimilionerë që meritojnë ta kenë fatin e ishkryeministrit maqedonas, Nikolla Gruevski, i ikur, apo të Sanaderit, kryeministrit kroat, i cili nuk mundi të ikë, por u dënua dhe iu konfiskuan shumë pasuri, prona familjare, pasuri të paligjshme, që i kishte fshehur nëpër familjarë të largët. "Mendoj që shumë nga politikanët tanë të korruptuar e të kriminalizuar meritojnë edhe fatin e Çausheskut, kryetarit rumun, i cili në një gjykatë të shpejtë edhe u ekzekutua nga revoltuesit e popullit rumun. Por, tash për tash, me këtë trend momental politik dhe rajonal, mafia politike e Kosovës do të vazhdojë edhe shumë kohë veprimtarinë e tyre për të zhvatur akoma më shumë popullin tonë, pasi Kosova si gjysmështeti i dalë nga lufta, shtet ku nuk dihet cili zyrtar shtetëror apo ndërkombëtar është hajn më i madh se tjetri, pasi mafia politike ka arritur të korruptojë madje deri tani edhe dy misionet e ligjit, UNMIK-un dhe EULEX-in, dhe si duket ka arritur të korruptojë edhe staf diplomatik perëndimor, deri te disa ambasadorë që vijnë këtu paksa të varfër, por në vendet e tyre kur kthehen pas disa vjetëve 'punë' në Kosovë kthehen si multimilionerë", tha Miftari për "Kosova Sot". "Shpresa se mund të ndryshojë diçka pozitivisht është Amerika, ambasadori i ri amerikan, i cili ka fuqinë diplomatike i vetmi që mund t'i detyrojë politikanët e korruptuar vendorë të sillen para drejtësisë, të bëhen reformat dhe të lirohen organet e ligjit nga dora e mafisë politike, e cila e kontrollon drejtësinë dhe ligjin, prandaj bosët e krimit të organizuar politik dhe ekonomik janë të paprekshëm deri më tash", tha Naim Miftari për "Kosova Sot".

(Kosova Sot)