Arrihet marrëveshja për një koalicion të ri të organizatave studentore në Parlamentin e UP-së

  • 16 November 2018 - 17:59
Arrihet marrëveshja për një koalicion të ri të organizatave studentore në Parlamentin e UP-së

Dje, më 15.11.2018, organizatat studentore “Opinioni i Pavarur Studentor”, “Reforma në Proces” dhe “Unioni i Pavarur i Studentëve të Kosovës” e kanë nënshkruar marrëveshjen për udhëheqjen e Parlamentit Studentor dhe Këshillave Studentorë të Universitetit të Prishtinës.

Kjo marrëveshje u arrit pasi koalicioni i mëhershëm kishte mospajtime dhe mosmarrëveshje lidhur me përfaqësimin e studentëve. Dyshohet se në përbërjen e kaluar kishte edhe ndërhyrje politike. Rrjedhimisht, këto mospajtime e sollën edhe shkarkimin e kryetarit të deritashëm, Arben Elshanit, ndërsa kryetar i ri i Parlamentit Studentor u zgjodh Flakron Kabashi.

 Nënshkruesit e marrëveshjes thanë se kjo marrëveshje ua siguron të gjithë studentëve të UP-së një përfaqësim të dinjitetshëm, pa ndërhyrje politike dhe në të mirë të studentëve të UP-së. Përfaqësimi i studentëve nga këto organizata do të zbatohet në strukturat e UP-së: senat, parlament dhe këshilla studentorë.

 

(Kosova Sot)