Tërheqja e njohjeve për Kosovën, O’Connell nuk komenton

  • 16 November 2018 - 21:28
Tërheqja e njohjeve për Kosovën, O’Connell nuk komenton

Ditë më parë e pranoi se janë disa shtete që kanë tërhequr njohjet për Kosovën. E të premten ambasadori britanik Ruairi O’Connell nuk dha shumë detaje se kush mund të jetë ato vende dhe pse vepruan kështu.

Kur u pyet për këtë çështje, ai vetëm tha se kishte dëgjuar për këto lajme, sikur kanë dëgjuar edhe krejt qytetarët tjerë.

‘Ne lexojmë lajme sikurse të gjithë qytetarët e Kosovës. Çka është e rëndësishme se deklarata e pavarësisë e Kosovës ka qenë sipas parimeve ligjore”, tha ai.

O’Connell nuk e zgjati shumë rreme komentet për tërheqjen e njohjeve por tha se Kosova këto ditë ka punë të mëdha e të rëndësishme për të bërë.

Autoritetet kosovare kanë mohuar se pati tërheqje të njohjeve ndërsa që Beogradi zyrtar ka thënë se janë të paktën tetë shtete që i kanë rënë pishman vendimit për ta pranuar Kosovën si shtet të pavarur.

 

(Kosova Sot)