Mustafa viziton të aksidentuarit në QKUK

  • 16 November 2018 - 22:12
Mustafa viziton të aksidentuarit në QKUK

Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa vizitoi të lënduarit në aksidentin tragjik që ndodhi në rrugën magjistrale Prishtinë-Gjilan, me këtë rast Mustafa shprehu ngushëllimet për familjet e qyetatrëve që humbën jetën në këtë aksident tragjik.

Ministri gjithshtu u interesua për gjendjen shëndetësore të ambasadorës turke, Kivilcim Kiliç, e cila u lëndua në këtë aksident si dhe të lënduarëve tjerë.

Ministri Mustafa u bënë thirrje vozitësve që të kenë kujdes të shtuar në këtë kohë kur fillojnë të përkeqësohen kushtet atmosferike si dhe respektimin e rregullave të qarkullimit në trafik.

“Aksidentet në përgjithësi e sidomos humbja e jetëve njerëzore në aksidente trafiku është shqetësuese dhe e dhimbshme jo vetëm për MPB-në por edhe për institucionet tjera dhe qytetarët e Republikës së Kosovës. Prandaj menjëherë kam kërkuar një mobilizim dhe qasje më gjithëpërfshirëse nga të gjithë akterët që kanë rol dhe ndikim në përmirësimin e gjendjes së përgjithshme në këtë fushë.” tha Mustafa.

 

(Kosova Sot)