Në Florida votat rinumërohen me dorë

  • 16 November 2018 - 23:06
Në Florida votat rinumërohen me dorë

Të premten filloi numërimi me dorë i votave në garën për Senat në Florida, pasi një gjykatës iu drejtua zyrtarëve zgjedhorë se po e bënin qesharak shtetin e Floridës në sytë e botës.

"Jemi bërë qesharakë për këto zgjedhje, megjithatë vazhdojmë të mos e zgjidhim problemin,” tha gjykatësi.

Komentet e tij u panë si referencë për zgjedhjet presidencile të vitit 2000 kur ndërhyri Gjykata e Lartë për të zgjedhur fituesin mes kandidatëve George Bush dhe Al Gore pas një periudhe konfuzioni dhe akuzash të ndërsjella.

Ligji i Floridas kërkon që votat të numërohen me dorë nëse diferenca mes kandidatëve është më e vogël se 0.25%. Deri të enjten në mbrëmje, senatori aktual demokrat Bill Nelson dhe kandidati republikan, Rick Scott, i cili aktualisht është guvernator i Floridës, kishin një diferencë prej vetëm 0.15%.

 

(Kosova Sot)