Të vdekurit në aksidentin e Mramorit janë nga Gjilani

  • 16 November 2018 - 23:31
Të vdekurit në aksidentin e Mramorit janë nga Gjilani

Vendi është tronditur nga një aksident i ndodhur në orët e pasdites në fshatin Mramor. Nga ky aksident kanë mbetur të vdekur tre persona. Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka treguar se të vdekurit janë nga Gjilani. Ai me këtë rast ka shprehur ngushëllime për familjen që ka humbur anëtarët.

“Me trishtim e mora lajmin nga mediat për humbjen e jetës së tre bashkëqytetarëve të mi nga Poneshi i Gjilanit në aksidentin që ndodhi në orët e mbrëmjes në magjistralen Prishtinë-Gjilan. I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Shala për humbjen e më të dashurve të tyre. Zoti ua lehtësoftë dhembjen”, ka shkruar Haziri në Facebook.

Personat që kanë vdekur në këtë aksident janë; Agron Shala, 22 vjeç,  Arife Shala, 88 vjeç  dhe Elfete Rashiti, 65 vjeç.

Në gjendje kritike është edhe Osman Shala, 65 vjeç,  i lënduari tjetër nga ky aksident.

 

(Kosova Sot)