Në qendër të Gjakovës, trotuari 'bllokohet', nga vetura e policisë (Foto)

  • 17 November 2018 - 17:55
Në qendër të Gjakovës, trotuari 'bllokohet', nga vetura e policisë (Foto)

Jemi dëshmitarë, që sot më shumë se asnjëherë qytetarët e Kosovës, e kanë të vështirë të ecin nëpër trotuare, e krejt kjo si pasojë e parkimit të veturave vend e pa vend, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Në adresën e redaksië tonë, ka arritur një fotografi nga qyteti i Gjakovës, ku shihet vetura e Policisë së Kosovës, e parkuar midis trotuari, në qendër të Gjakovës.

E kur ata që duhet mbajtur rendin, e shkelin vetë ligjin, mos të flasim për qytetarë të rëndomtë.

 

Image

 

(Kosova Sot)