Limaj e Gashi në stadium, në përkrahje të Kosovës

  • 17 November 2018 - 19:29
Limaj e Gashi në stadium, në përkrahje të Kosovës

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, njëherësh zëvendëskryeministër në qeverinë e Kosovës, Fatmir Limaj, po e ndjek nga afër ndeshjen Maltë- Kosovë.

Bashkë me Limajn është zv-kryeministri dhe ministri i Diasporës, Dardan Gashi.
Limaj është parë edhe në stadiumet e Kosovës sa herë që zhvillon ndeshje përfaqësuesja e Kosovës.

Ndryshe, Kosova është duke fituar përballë Maltës. Ekipi ynë është lider i Grupit D.

 

(Kosova Sot)