Fillon tallja me Albin Kurtin: Petrit Selimi e ka postu këtë shkrim

  • 17 November 2018 - 21:07
Fillon tallja me Albin Kurtin: Petrit Selimi e ka postu këtë shkrim

Pak minuta pasi Albin Kurti ka thyer ‘tabun’ duke i uruar Kosovës për herë të parë pas një fitoreje në futboll, kanë filluar talljet me postimin e tij.

Qytetarë të shumtë i kanë komentuar, Kurtit në postimin e tij, duke mos kursyer ironizimin dhe talljen me postimin e tij.

Njëri nga lexuesit ka ironizuar duke thënë se Petrit Selimi i ka shkruar, Kurtit këtë shkrim. Selimi së fundmi ishte bërë temë në vend kur pa qëllimshëm kishte zbuluar se i shkruan statuset e presidentit Thaçi.

“Petrit Selimi e ka postu ketë shkrim”, ka shkruar një qytetar.

Një qytetar tjetër ka ngritur dyshimet nëse Kurtit i është hakuar llogaria e Facebookut.

“Mos ta ka haku profilin ndokush”, ka shkruar një tjetër.

Albin Kurti ka befasuar sonte, pasi për herë të parë ka uruar fitoren e Kosovës në futboll. Pas fitores me rezultat 5 me 0 në Maltë, Albin Kurti ka uruar fitoren e djemve të Kosovës.

“Spektakël sot në Maltë. Përfaqësuesja e Kosovës në futboll është dëshmi e potencialit që kanë të rinjtë në Kosovë kur hapen mundësitë. Këta të rinj i sfidojnë shanset kundër tyre. Urime!”, ka shkruar Albin Kurti në llogarinë e tij në Facebook.

 

(Kosova Sot)