Taksitë ilegale shkaktojnë tollovi, komuna gjobit rreth 400 prej tyre

  • 18 November 2018 - 10:00
Taksitë ilegale shkaktojnë tollovi, komuna gjobit rreth 400 prej tyre

Komuna e Prishtinës vazhdon të ketë telashe të mëdha me taksistët ilegalë që operojnë nëpër rrugët e kryeqytetit.Ndërkohë, kur këta të fundit vazhdojnë të justifikohen me numrin e vogël të inspektorëve, një numër i madh i tyre vazhdojnë të qarkullojnë lirshëm në qytet. Ndërsa, vetëm 400 prej tyre gjatë këtij viti u janë shqiptuar gjoba.

Qytetarët për këtë gjendje fajësojnë inspektoriatin e Komunës së Prishtinës.Tollovia në trafik dhe numri i madh i veturave po shkakton kokëçarje për këmbësorët e në veçanti për personat me aftësi të kufizuara.

Infrastruktura jo e duhur po e pamundëson lëvizjen e tyre të lirë, ku jeta e kësaj kategorie po vazhdon të bëhet edhe më e vështirë.

Për Naim Hajdarin, nga Prishtina, hall i madh është edhe si të lëviz në trotuare.Sipas tij edhe hapësira e cila është e dedikuar për këmëbësorë po zihet pikërisht nga taksistë ilegalë.

 

(Kosova Sot)