1 vit pa të bijën, Çun Lajqi e kujton Bubulinën me vargje rrënqethëse

  • 18 November 2018 - 17:04
1 vit pa të bijën, Çun Lajqi e kujton Bubulinën me vargje rrënqethëse

Aktori Çun Lajçi ka kujtuar vajzën e tij me disa vargje.

Janë bërë një vit që kur bija e tij ndërroj jetë papritmas. Me një postim në llogarinë e tij ‘Facebook‘, ai ka shkruar një poezi për të bijën.

Image

 

In memoriam

Nji vit pa Ty e pa frymën tande

ecim kujtimësh si tymit temjanit

Bubë!

Jerusalemi qeshi kur shqip fole:

"Jezunë du me prekë e shtrat i tij m'u ba"

Adeeb Joudeh ta hapi derën

e t'shenjtës "Sepulchre" atë mëngjes korriku

diell i përvëluem zemre

Ti ece temjanit, unë pas xhamive

ku myezinët lëshonin zá

kur u ktheva,Sepulchre mshelë ishte

Ti s'dole ma!

Unë

i vetmuem n’qytetin plot jetë

i mërdhimë n’prushin e mbuluem me hi

dëshpërue nga lumtuni korriku

zjarm andrrash futa n’gji

E shkurtë dita për vetëvrasje

Nata e gjatë për dashuni

S'e kuptoj pse gëzohem që s’vdes

e pse jetoj në këtë botë me përralla

Zot

çka t’baj me Ninin që larg meje leh

e Bubën që varun m’rri mbi qepalla.

 

(Kosova Sot)