Veseli: Është e dhimbshme kur sheh një 10 vjeçar në rrugë kur ai ka kohën për të fjetur

  • 19 November 2018 - 12:02
Veseli: Është e dhimbshme kur sheh një 10 vjeçar në rrugë kur ai ka kohën për të fjetur

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli gjatë fjalimit të tij me rastin e shënimit të Ditën e Konventës për Fëmijë ka shprehur shqetësimet që ai ka lidhur me trajtimin e fëmijëve në vend.

Gjatë fjalimi të tij tha se pa krijimin e një perspektive të gjeneratës së tanishme dhe një të ardhmeje më të mirë atëherë nuk mund të kemi një të tashme të mirë.

Përveç kësaj, ai ka folur edhe për reformat në arsim të cilat, sipas tij duhet bërë dhe si shembull duhet marrë vendet e Bashkimit Evropian.

“Kemi shumë teori dhe po bën monotoni tek nxënësit pasi kemi shumë teori dhe duhet të kalojmë në praktikë. Sistemi i Arsimit duhet të reformohet. Ne kemi nevojë për një rini e cila është e përgatitur. Përveç dashurisë që e kemi tradicionale duhet të jetë edhe përkushtimi strategjik për ta. Duhet ti përgatiten që të jenë më konkurrent dhe më të suksesshëm. Ka mundësi që Kosova të jetë e suksesshme” tha Veseli.

Ndërsa, teksa foli për fëmijët, ai pati dy fjalë edhe për fëmijët të cilët dalin rrugëve për të siguruar të ardhura në familje.

“Në momentin kur në ora 11:00 të natës sheh një 10- vjeçar në rrugë nuk është diçka që të krijon qetësi” tha ai.

 

(Kosova Sot)