Arrestohet gjakovari, goditi këmbësoren me makinë

  • 19 November 2018 - 12:07
Arrestohet gjakovari, goditi këmbësoren me makinë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në Gjakovë ka arrestuar një person, pasi dyshohet se i njëjti derisa ishte duke vozitur ka goditur me makinën e tij një këmbësore.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në rrugën “Nëna Terezë” në Gjakovë, ku i dyshuari derisa ishte duke vozitur ka goditur këmbësoren e cila ka marrë lëndime trupore.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ndërsa me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot)